Lufta për pozitën e pestë, Kosova takohet sot me Armeninë
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te femrat sot e mbyll Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla i cili është mbajtur pikërisht në vendin tonë.
Vashat tona takohen me Kombëtaren e Armenisë për të definuar pozitën e pestë.
Sfida nis nga ora 15:30 e mesditës dhe vashat tona kanë nevojë për përkrahje, pavarësisht rëndësisë së pozitës.
Deri tani Kosova ka dy humbje dhe dy fitore, ku në ndeshjen e parë nuk kishte fat pasi humbi ngushtë nga Malta.
Vlen të ceket se Kosova në këtë Evropian luajti shumë e hendikepuar dhe pa qendër klasike e vetëm me një lojtare paksa më të gjatë me 183 cm gjatësi.
Te Kosova munguan për shkaqe të panjohura Saranda Daci e Zërina Shatri, derisa nuk u bë i mundur as natyralizimi i qendrës amerikane Adrienne Godbold, pas vonesës me përgatitjen e dokumentacionit të saj. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.