Basketboll

Peja në kualifikimet e FIBA Europe Cup, mësohen edhe kundërshtarët e mundshëm

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Pejës mbrëmë ka konfirmuar pjesëmarrjen në garën ndërkombëtare, FIBA Europe Cup.

Ish-kampionia e Kosovës do të jetë në fazën kualifikuese të kësaj gare dhe do të tentojë hyrjen në fazën grupore, pasi sezonin e kaluar kishte luajtur aty.

Shorti për sezonin e FIBA Europe Cup do të tërhiqet më 19 korrik, dhe kundërshtarët e mundshëm të KB Peja në fazën kualifikuese janë:
🇧🇪 Spirou Basket Charleroi (Belgjikë)
🇭🇷 Dinamo Zagreb (Kroaci)
🇬🇷 Maroussi BC (Greqi)
🇱🇹 Neptunas Klaipeda (Lituani)
🇲🇹 Starlites (Malta)
🇷🇴 CSM Constanta (Rumani)
🇸🇰 BC Prievidza (Sllovaki)

Ndeshjet kësaj rradhe do të luhen ardhje-vajtje (shtëpi-mysafir).

Komentet janë të mbyllura.