Basketboll

Engin Gençoglu ndërron skuadër në Turqi

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish trajneri i Trepçës Engin Gençoglu është bërë me skuadër të re për edicionin që po vjen.

Turku që sezonin e kaluar e futi ekipin e Ayos Spor në Ligën e parë turke, sivjet ka ndarë rrugët me këtë skuadër dhe është zyrtarizuar në krye të ekipit tjetër turk poashtu nga Liga e parë, Cayirova Belediye, skuadër me të cilën deri tani ka punuar ish trajneri i Yllit, Fatih Gezer.

Gençoglu kishte fituar Kupën e Kosovës me Trepçën dhe ishte afër titullit por në 2-3 ndeshjet e fundit të serisë finale u largua çuditërisht nga skuadra pas disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit mitrovicas.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.