Kampionia e botës e nis Olimpiadën me fitore të lehtë
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjermania e ka nisur me fitore Olimpiadën e Parisit.
Ekipi i Gordon Herbert triumfoi thellë ndaj japonezëve me shifrat 97-77.
Franz Wagner ishte më i miri te Gjermania me 22 pikë, derisa Daniel Theiss shtoi 18 e Moritz Wagner kishte 15 pikë.
Te Japonia, Rui Hachimura kishte 20 pikë.
Në xhiron e dytë, Japonia luan me Francën e Gjermania takohet me Brazilin. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.