Basketboll

Ekskluzive: Arian Azemi në bisedime të avancuara me Vëllaznimin

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Istogut, Arian Azemi duket se edhe në stinorin e ri do të mbetet pjesë e Superligës së Kosovës.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, Azemi është në bisedime të avancuara me ekipin e Vëllaznimit dhe shumë shpejtë mund t’ju bashkohet kuqezinjëve.

Ai te Istogu në 27 ndeshje sivjet luajti me mesatare prej 14.6 pikëve, 4.9 asiste e 4.4 kërcime. /AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.