Basketboll

Kosova U16 pëson edhe nga Zvicra në Evropianin në Turqi

Kosova ka pësuar humbjen e rradhës në FIBA U16 Women’s EuroBasket, Divizioni B, që po zhvillohet në Konya të Turqisë.

Ekipi ynë përfaqësueses është mposhtur sot nga Zvicra me rezultat 42:65.

Sfida ishte e vlefshme për vendet 17-20.

Vashat e Kosovës e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 12:7, derisa pjesa e parë përfundoi 20:24.

Në pjesën e dytë, Zvicra ishte më e mira dhe fitoi në fund 42:65.

Te Kosova u dalluan Gerta Hoti me 16 pikë e pesë kërcime dhe Klea Gashi me dhjetë pikë e dhjetë kërcime.

Ndeshjen e fundit, Kosova e zhvillon të shtunën ndaj Luksemburgut.

Komentet janë të mbyllura.