Nesër mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FBK-së
Nesër do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Në këtë Kuvend pritet të rizgjedhet si kryetari aktual i FBK-së, Arben Fetahu i cili nuk ka kundërkandidat, pasi në kohën e hapjes për aplikime tjera nuk ka pasur interesim nga ndokush tjetër.
Kuvendi mbahet do të mbahet me këtë rend të ditës:
Zgjedhja e trupave punues:
– Kryesisë së punës;
– Komisionit verifikues;
– Procesmbajtësit.
Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13.03.2024;
Prezantimi i kandidatëve për Kryetar të FBK-së;
Votimi për Kryetar të FBK-së;
Votimi për anëtarët e Bordit të FBK-së;
Votimi për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së;
Të ndryshme.
Komentet janë të mbyllura.