Sot hapet stinori i ri i Superligës me ndeshje mjaft interesante në Gjakovë
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot nis edicioni i ri i Superligës së Kosovës në Basketboll te meshkujt.
Ndeshja e parë dhe hapëse e xhiros së parë luhet në palestrën ”Shani Nushi” të Gjakovës, mes nikoqirit Vëllaznimit dhe Pejës.
Të dyja ekipet e nisën edicionin e sivjetm me humbje në raundin e parë të Superkupës duke u eliminuar në start e mbetet të shihet se si do ta nisin edicionin e Superligës.
Vlen të ceket se që të dyja ekipet kanë kryer transferime të shumta të huaja dhe vendore, andaj përballja pritet të jetë tepër interesante.
Ndeshja nis nga ora 17:15 dhe pritet të transmetohet në Artmotion / Sport1. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.