Basketboll

Peja sonte e luan ndeshjen e kthimit ndaj Maroussit në Greqi

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra jonë kosovare, Peja sonte e luan ndeshjen e kthimit në kualifikimet për FIBA Europe Cup.

Klubi verdhezi nga Peja ndeshet me Maroussin përsëri në Athinë të Greqisë nga ora 19:30.

Në ndeshjen e parë fitoi ekipi grek me 23 pikë diferencë 98-75 e për tu kualifikuar, Peja duhet të fitojë me 24 pikë diferencë që është vështirë e arritshme duke parë kualitetet e ekipit kundërshtar nga ndeshja e parë, ose opsioni tjetër që së paku Peja të fitojë me ndonjë rezultat që i kalon ekipet humbëse nga ky tur kualifikues, pasi dy ekipe të tilla kalojnë në fazën grupore edhe si nga ekipet me % më të lartë nga ekipet humbëse nga kjo fazë kualifikuese.

Vlen të ceket se ndeshja transmetohet direkt në YouTube.

Shpresojmë në një kualifikim të mundshëm të ekipit tonë kosovar. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.