Basketboll

Andin Rashica e udhëhoqi Manisën në miqësoren ndaj Tofashit

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri kosovar Andin Rashica mbrëmë e ka udhëhequr si trajner i parë ekipin e Manisës në një ndeshje miqësore.

Dy skuadrat nga Superliga e Turqisë u ballafaquan në një ndeshje përgatitore pak para nisjes së stinorit të ri e ku fitoi minimalisht Tofashi 94-96.

Skuadra e Manisës u drejtua nga trajneri kosovar, kjo për faktin se para dy ditëve drejtuesit e klubit befasisht ndanë rrugët me trajnerin Ozan Bulkaz dhe deri në gjetjen e trajnerit të ri ekipin do ta drejtojë Dino.

Manisa sivjet do të luajë në sezonin e rregullt të Ligës së Kampionëve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.