Basketboll

Vëllaznimi e pret sot Trepçën në Gjakovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e parë e xhiros së tretë nga Superliga e Kosovës zhvillohet sot në Gjakovë.

Vëllaznimi e pret në palestrën ”Shani Nushi” ekipin e Trepçës, në një sfidë e cila pritet të jetë tejet interesante.

Kuqezinjtë kanë një fitore e një humbje, derisa kampionët e nisën edicionin me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit.

Kjo ndeshje nis nga ora 17:15 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.