Basketboll

Sot nis Superkupa e Kosovës te femrat e organizuar nga KBF Peja 03

Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave do të mbahet nga sot e deri me 4 tetor në qytetin e Pejës, ku pritet të zhvillohen ndeshje mjaftë interesante që nga çerekfinalet deri në finale.

Pas përfundimit të konkursit dhe bazuar në kompetencat që dalin nga Statuti dhe Rregullorja e Punës së Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Bordi ka vendosur që Superkupa Femrat të organizohet nga 30 shtator deri më 4 tetor 2024. Ngjarja do të organizohet nga KBF Peja 03 në bashkëpunim me FBK.

Gjatë këtyre ditëve të Superkupës, skuadrat e Superligës do të kenë mundësinë të kryejnë testet finale para fillimit të kampionatit 2024/25.

Në edicionin e kaluar, triumfues i Superkupës ishte Bashkimit, i cili fitoi edhe Kupën dhe titullin, duke siguruar tre trofetë në basketbollin e femrave.

Orari i ndeshjeve çerekfinale që nisin sot:

Mund të jetë një imazh i teksti

Komentet janë të mbyllura.