Basketboll

ASISTI 588: Sonte i ftuar kryetari i Sigal Prishtinës Blerand Stavileci

Adhurues të basketbollit,ASISTI 588 sonte sjell tregimin për bashkëpunimin i cili zgjat më shumë se dy dekada. Sigali me Prishtinën është një tregim që filloi para 21 viteve dhe vazhdon.

Cili është sekreti i një dashurie kaq të gjatë dhe të rrallë na tregon mysafiri sotëm Blerand Stavileci, kryetari i KB Sigal Prishtina.

Gjithashtu, përgjigjet në pyetjet pse projektet e kaluara të përtrirjes së skuadrës nuk funksionuan dhe cili është plani i ri?
Si do t’i shkojnë deri në fund dhe çfarë ka filluar me shkollën e basketbollit të KB Prishtinës. Këto dhe shumë më tepër në një intervistë interesante me dikur plejmejkerin e skuadrës sot kryetarin e klubit, Blerand Stavilecin.

Pjesa e dytë i dedikohet xhiros së tretë të ProCredit Superligës me blloqet speciale Pesëshja dhe MVP i Javës.

Lajmet speciale për Andin Rashicën dhe Dardan Berishën do të jenë gjithashtu temë e ASISTIT 588 dhe natryisht, krejt në fund ju sjellim ajkën dhe Top Aksionet e javës

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 588 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova

Komentet janë të mbyllura.