Basketboll

Rashica me Manisën triumfojnë në mes të Beogradit në kuadër të Ligës së Kampionëve

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra turke e Manisës mbrëmë ka arritur fitoren e dytë me radhë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Manisa ku bën pjesë edhe trajneri prishtinas Andin Rashica, triumfoi ndaj ekipit të FMP-së me rezultat 97-101 dhe atë në mes të Beogradit, duke marrë një fitore të madhe, kjo pasi javën e kaluar mposhti ekipin e fuqishëm spanjoll Murcia.

Kjo fitore sigurisht se ka qenë shumë e ëmbël për Andin Rashicën, pasi mposhtën një ekip të një shteti që me dekada të tëra ka qenë dhe mbetet armik i shqiptarëve dhe kur dikush thotë se pse të përçohet ky mesazh, pasi ky është sport? duhet të kujtojë faktin se sa shumë mesazhe anti-shqiptare përçojnë vazhdimisht serbët dhe tifozët e tyre në ndeshje të sporteve të ndryshme e sidomos në basketboll e futboll.

Sa i përket ndeshjes, super-ylli i Manisës, amerikani Saben Lee ia shënoi dje ekipit serb plot 43 pikë në këtë fitore të madhe. Ky i fundit gjatë ditëve të fundit është vërshuar nga ofertat e skuadrave të Euroligës si Fenerbahçe e Maccabi, pas performancave grandioze nën petkun e Manisës.

Sa i përket Andin Rashicës, trajneri nga Kosova sivjet u transferua tek Manisa pas përvojës disa vjeçare te Prishtina dhe tek Përfaqësuesja A e Kosovës e në fillimet e para duket se kjo përvojë e madhe po i shkon për mrekulli dhe urojmë të vazhdojë kështu. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.