Dy lojtarë sot ndaj ish skuadrave në derbin që zhvillohet në ”Minatori”
Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e sotme sjell në basketbollin kosovar derbin e rivalëve të mëdhenj, Trepça – Peja.
Këto dy ekipet takohen sot në ”Minatori” me fillim nga ora 17:00, derisa për dy nga lojtarët e të dyja skuadrave kjo sfidë do të jetë tejet e veçantë.
Sidomos për Amin Hotin e Pejës i cili pas disa muajsh rikthehet në ”Minatori” por tash si lojtar i verdhezinjëve e në stinorin e kaluar ishte pjesë e Trepçës, me të cilin fitoi gjithçka në basketbollin tonë.
Edhe në rradhës e Trepçës luan ish lojtari i Pejës në sezonin e kaluar, Larry Thomas i cili me verdhezinjët kishte fituar titullin kampion para dy vitesh, madje po në këtë palestër.
Mbetet të shihet se kush do të triumfojë sonte, sfidë kjo e cila transmetohet direkt në Artsport 1 e Klan Kosova. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.