Vëllaznimi dhe Ylli sfidohen në ndeshjen e parë të ditës për sot
Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e sotme sjell dy ndeshjet e fundit nga xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës.
Sfida e parë luhet në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Yllit.
Deri tani të dyja skuadrat kanë nga dy fitore e tri humbje, andaj pritet të jetë rivalitet i madh në parket.
Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.