Basketboll

Muja me Elitzur Ramlën e mposhtin edhe favoritin për EuroCup

Prishtinë(AsistiOnline) – Elitzur Ramla ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e dytë të Euro Cup Women.

Ekipi i drejtuar nga Mujo Thaçi ka triumfuar ndaj skuadrës polake Gdynia me shifrat e përgjithshme 82-79.

Rrjedha e ndeshjes ishte tejet interesante dhe e ngushtë (28-23, 21-21, 16-15, 17-20), derisa fitorja e vashave të Mujës, erdhi falë përqëndrimit në momentet më të rëndësishme dhe kësisoj sfida përfundoi me sukses për to.

Alexis Prince kishte 23 pikë te Elitzur Ramla sonte, por u ndihmua edhe nga Patricia Bura me 15 dhe Jennie Simms e Eden Rotberg me nga 13 secila.

Te polaket s’mjaftuan për fitore, Barbora  Wrzesinski me 16 pikë e Ruth Hebard me 15 të tjera.

Kjo ndeshje u zhvillua me ekipin e Gdynias si vendas edhe pse në letër ekipi i Ramlës ishte nikoqir, por ekipi izraelit të gjitha ndeshjet po i zhvillon si mysafir për shkak të rrezikut nga lufta në shtetin e tyre.

Në xhiron e tretë që luhet menjëherë pas 2 ditëve, Elitzur Ramla luan përsëri ndaj Gdynias në ndeshjen e kthimit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.