Përballja e parë e ditës së sotme në ”Minatori”
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot nis xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës te meshkujt me një sfidë mjaft interesante.
Ekipi kryeqytetas i Borës takohet me Trepçën, por ndeshja zhvillohet në Mitrovicë, për shkak se palestrat në kryeqytet janë të zëna me një ngjarje sportive evropiane.
Deri tani, prishtinasit kanë një fitore e pesë humbje, kurse kampionët kanë fitore e dy humbje, në edicionin e ri.
Sfida nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion/Kujtesa.
Komentet janë të mbyllura.