Basketboll

Junior 06 liron njërën nga lojtaret e huaja, paralajmëron zëvendësimin e saj

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra debutante e Superligës së Femrave, Junior 06 Moni Bau ka njoftuar se ka ndarë rrugët me njërën nga lojtaret e huaja.

Ekipi prizrenas ka njoftuar se pas kërkesës së lojtares për arsyeje familjare, e ka mirëkuptuar dhe falenderuar për kontributin e deritanishëm.

Në njoftim poashtu përmendet se klubi shumë shpejtë pritet të gjejë edhe zëvendësen e saj.

”Me kërkesën e saj për arsyje familjare dhe me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me basketbollisten, Sydney Coombs. Lojtaren e falenderojmë shumë për kontributin në ekip sa ishte pjesë e jona dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës, kudo që të jetë. Shtabi teknik po punon për të gjetur zëvendësuesën e saj, dhe ditëve në vazhdim do të ju njoftojmë për transferin e ri”, shkruan njoftimi i plotë i ekipit.

/AsistiOnline.com/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Komentet janë të mbyllura.