Zvicra po stërvitet me 17 lojtarë, kjo është lista e tyre që deri tani kanë bilanc 100% në grup
Prishtinë(AsistiOnline) – Zvicra e ka shpallur ditë më parë listën e gjerë me 17 lojtarë të përzgjedhur nga selektori grek i tyre, Ilias Papatheodorou për ndeshjet e nëntorit ku ndeshen edhe ndaj Kosovës.
”Kosova, e cila kohën e fundit emëroi Jean-Denys Choulet si trajner të ri, synon të mbrojë shanset e saj me këtë energji të re dhe do të jetë në gjendje të llogarisë në lojtarët e saj kryesorë, duke përfshirë Dominic Artis (SIG Strasburg) dhe Dardan Berisha (KB Peja), të cilët do të sjellin të gjithë përvojën dhe talentin e tyre në përzgjedhjen e tyre”, kështu e ka vlerësuar faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Zvicrës, ekipin tonë përfaqësuses.
Megjithatë zvicranët synojnë ‘hakmarrje’ ndaj Kosovës e cila i ka mposhtur në dy ndeshjet e fundit zyrtare.
”Kjo do të jetë një mundësi për skuadrën tonë që të hakmerret pas dy humbjeve të pësuar në Prizen dhe Fribourg gjatë parakualifikimeve të fundit të FIBA-s për EuroBasket 2025. Një fitore do të ishte vendimtare, pasi do ta vendoste Zvicrën në një pozicion shumë të mirë për të arritur kualifikimin e raundit tjetër, i cili është rezervuar për të parin në çdo grup dhe dy më të mirët e vendeve të dyta”, mbyllet përshkrimi i zvicranëve.
Vlen të ceket se deri tani Zvicra është lidere e grupit me dy fitore ndaj Azerbejgjanit dhe Irlandës, madje me rezultate të thella. /AsistiOnline.com/
Lista me emrat e plotë dhe ekipet aktuale të lojtarëve të ftuar:
Komentet janë të mbyllura.