Basketboll

Sot rikthehet Superliga, ndeshen rivalët lokal nga Prizreni

Pas pushimit të kombëtareve, Superliga e Kosovës rikthehet në aksion nga sot me përballje interesante.

Sonte do të zhvillohet derbi i qytetit ndërmjet Bashkimit dhe P.C Prizrenit. Basketbollistët e Bashkimit e nisën kampionatin mjaft mirë me shtatë fitore radhazi, por më pas erdhën dy humbje, ku numërojnë shtatë fitore e dy humbje, kurse P.C Prizreni ka dy fitore e shtatë humbje. Derbi i qytetit pritet të sjell emocione të mëdha në Prizren.

Të dielën, në Gjakovë, do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit. Kampionët kanë shtatë fitore e dy humbje, ndërkohë, kuqezinjtë kanë katër fitore e pesë humbje.

Takim interesant pritet edhe në Pejë, ku Peja ndeshet me Borën, ku të dy skuadrat kanë bërë përforcime, duke synuar arritjen e qëllimeve për këtë edicion. Verdhezinjtë kanë katër fitore e pesë humbje, derisa prishtinasit janë në vendin e fundit me një fitore e shtatë humbje.

Përballje mjaft interesante pritet edhe në kryeqytet, ku Prishtina e pret G.E Yllin. Bardhekaltrit kanë pesë fitore e tri humbje, ndërsa therandasit pesë fitore e katër humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë.

Superliga-Java 10

E shtunë

17:00 Bashkimi – P.C Prizreni

E diel

17:00 Trepça – Vëllaznimi

19:00 Peja – Bora

19:00 Prishtina – G.E Ylli

Komentet janë të mbyllura.