Versioni zyrtar se çka ndodhi në pushim mes pjesëve në duelin Trepça – Prishtina (VIDEO)
HEDHJA E SPREJIT TË DJEGSTË NË KORRIDOR ARSYEJA E VONESËS SË TREPÇËS
Para se të fillonte pjesa e dytë e kryendeshjes Sigal Prishtina – Trepça, ishim një dëshmitar të një vonese të çuditshme të kthimit të skuadrës mysafire në parket.
Në mungesë të informacioneve se çka po ndodh, të gjithë mbeten të befasuar dhe nuk dinin se çka po ndodh.
Lidhur me vonesën e kthimit të skuadrës së Trepçës në fushë pas pushimit midis dy pjesëve pas ndeshjes, ASISTI ka kërkuar sqarim zyrtar nga FBK për arsyet e kësaj vonese.
Në përgjigjen me shkrim komisarit Faton Kurshumliu tregoi arsyet:
“Pas përfundimit te pjesës se pare pas largimit te lojtarëve ne teshatore, dikush ne korridorin e epërm (që është korridori prej nga hynë dhe dalin mysafirët) ka përdorë sprej te djegëst dhe për këtë shkak Policia i ka ndaluar lojtaret e KB Trepça për 3 min (në prezencen timen Policia ka kërkuar 3 min) deri sa ka krijuar kushtet që lojtaret të kthehen nga ana tjetër e korridorit” shkruan në përgjigjen e FBK-së.
Pas krijimit të kushteve, skuadra mysafire doli nga korridori i paraparë për hyrje-daljen e skuadrës nikoqire për të vazhduar pjesën e dytë.
Komentet janë të mbyllura.