Basketboll

Gjakovarët marrin avantazhin gjysmëfinal ndaj prizrenasve (Deklaratat e trajnerëve pas ndeshjes)

Gjakova dhuroi edhe njëherë spektakël në Shani Nushi, ndërsa Vëllaznimi e mori një fitore të madhe ndaj Bashkimit me rezultat 80:71, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

PAMJET ME TE BUKURA NGA FILLIMI I NDESHJES

Përderisa publiku gjakovarë kishte përgaditur spektakël në tribuna edhe dy ekipet dhuruan një lojë fenomenale në parket ku në çastet vendimtare vendasit u treguan më të vëmendshëm për të e marrë një fitore e cila në duelin e dytë gjysmëfinal I bën të e nisin ndeshjen me komoditet më të madh duke e pasur epersinë prej 9 pikëve.

Kur i kthehemi duelit, nga minutat e para pati rivalitet të madh ku Bashkimi e nisi me dy treshe për të e krijuar epersinë prej 4pikëve për 6-2, epersi kjo e cila ishte më e thella për portokall e zinjët në këtë ndeshje pasi në vazhdim gjakovarët e morën kontrollin e ndeshjes ku në vazhdimsi kishin epersi të lehtë ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 41:32.

Me tu kthyer në fushë në pjesën e dytë edhe pse Vëllaznimi po tentonte ta mbajë epersinë dhe 2 minuta e 31 sekonda pa përfunduar çereku i tretë gjakovarët ishin në +7, në skenë te Bashkimi doli Mack Smith me tre treshe rradhazi duke e shkrirë në vetëm 1 rezultatin për 57:56, ndërsa Wendell Green e qëlloi edhe treshen e katërt në ato momente për të e përmbysur rezultatin në 57:59, 24 sekonda pa përfunduar 30 minutëshi I ndeshjes. Gjithsesi në sulmin e rradhës Hellems u ndal me personale gjatë tentimit për tre duke I qëlluar dy gjuajtje të lira për të e nisur çerekun vendimtar gjithqka baraz me 59:59.

Mack Smith e kishte rezervuar edhe një tjetër treshe në fillim të çerekut të katërt për të ia dhënë Bashkimit edhe njëherë epersinë për 62:59, megjithatë kjo ishte hera e fundit kur prizrenasit patën epersi në këtë përballje pasi Vëllaznimi u përgjigj me seri prej 6-0 për të e rrëmbyer epersinë dhe prizrenasit që ishin në ndjekje të rezultatit vetëm arritën të barazojnë gjithqka edhe njëherë për 68:68 me Mckinnis kur ishin edhe 2 minuta e 36 sekonda lojë dhe asgjë më tepër.

Arian Azemi që mund të themi e zhvilloi ndeshjen e tij të karrierës, 1 minut e 43 sekonda pa përfunduar ndeshje e qëlloi treshen që mund të themi ishte vendimtare në këtë përballje duke e krijuar epersinë prej 3 pikëv endërsa pikërisht kjo ishte epersia edhe 36 sekonda pa përfunduar dueli kur ishin prizrenasit ata që po kërkonin edhe më tej shkrirjen e rezultatit por në momentet vendimtare gjakovarët jo vetëm që e morën fitoren por edhe e thelluan epersinë me katër gjuajtjet e lira të Azemit e ngulitjen e Walker për rezultatin final 80:71.

Jeronimo Sarin u shpreh I lumtur për fitore e cila sipas tij erdhi vetëm falë shikuesve.

DEK – JERONIMO SARIN – TRAJNER I VËLLAZNIMIT

(Mendoj që Bashkimi I ka lojtarët e huaj shumë kualitativ dhe ata I qëlluan disa treshe shumë të mëdha me kualitetin e tyre. Sipas mendimit tim kjo ishte ndeshja më e dobët e jona në 45 ditët e fundit dhe nuk jam aspak I kënaqur me paraqitjen por jam I kënaqur me këtë fitore por kjo ishte vetëm përshkak të atmosferës dhe publikut, kjo ishte arsyeja se pse ne fituam sonte.)

E Bledar Gjecaj u shpreh që nuk po kuptohej me skuadrën sidomos në fund.

DEK – BLEDAR GJEÇAJ – TRAJNER I BASHKIMIT

Arian Azemi që u ngrit nga banka rezervë ishte lojtari më I dalluar te Vëllaznimi me 21 pikë ku pati saktësi fenomenale nga loja duke I realizuar 7 nga 9 tentimet ndërsa nga gjuajtja e lirë nuk gaboi asnjëherë ku ishte 6/6. Ai I mori edhe 5 kërcime dhe I bëri edhe 2 asistime ndërsa u ndihmua edhe nga Jericole Hellems me 20 pikë e 7 kërcime si dhe Trey Anderson që I pati 15 pikë e 9 kërcime.

Te Bashkimi nuk mjaftuan treshja amerikane Smith, Green e Copes. Mack Smith që I qëlloi 6 tr4eshe luajti me 20 pikë e 5 kërcime, Wndell Green kontriboi me 17 pikë e 7 asistime ndërsa Erik Copes luajti me 11 pikë e 4 kërcime.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Sezai Surroi në Prizren ku pritet të jetë drama e dytë e kësaj ndeshjeje e që pa asnjë dyshim do të na dhurojë një tjetër spektakël basketbolli.

Komentet janë të mbyllura.