Ekskluzive: Ales Pipan pritet të marrë drejtimin e Yllit
Prishtinë(AsistiOnline) – Nënkampioni i Kosovës Ylli pritet që të bëhet shumë shpejtë me trajner të ri.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, therandasit janë afër marrëveshjes me trajnerin e mirënjohur slloven, Ales Pipan.
65 vjeçari në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të shumta si: Zara, Anwili, Union Olimpija, KRKA, Zlatorog, Slovan, Sentjur, MZT Skopje etj, me këta të fundit ai ka qenë edhe kampion i Maqedonisë, derisa ka edhe trofe të tjerë të fituar me ekipe.
Pipan mund të zyrtarizohet shpejtë si trajner i ekipit nga Theranda.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.