Basketboll

HAPET ZYRTARISHT NË PRISHTINË, KAMPIONATI EVROPIAN I FEMRAVE U20 – DIVIZIONI B

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ceremoni zyrtare, është shpallur i hapur Kampionati Evropian U-20 për Femra, që do të mbahet në vendin tonë konkretisht në Prishtinë.

Kampionatin të hapur e ka shpallur kryeministri i vendit, z.Ramush Haradinaj i cili me një fjalë rasti ka përshëndetur të pranishmit dhe shtetet të cilat do të marrin pjesë në këtë Evropian, duke shprehur gadishmërinë e tij, rreth organizimit por edhe gjërave të tjera të nevojshme dhe duke ju dëshiruar suksese.

Pas kryeministrit të vendit, ka folur edhe sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Dushku ka falenderuar kryeministrin në ditën hapëse, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe për shtetet pjesëmarrëse në kampionat, duke ju dëshiruar mirëseardhje në Prishtinë dhe duke ju dëshiruar suksese.

12 kombëtare luftojnë për trofeun e çmuar, derisa vashat e Kosovës U20 për herë të parë marrin pjesë në një garë të

Ndeshja e parë e tyre në këtë Evropian do të nisë sot nga ora 19:00, kundërshtar i vashave tona do të jetë Turqia.

 

 

Komentet janë të mbyllura.