Sot nis java e 19-të e Superligës, kryendeshja në Therandë
Superliga e Kosovës te meshkujt vazhdon sonte dhe nesër, ku zhvillohet xhiroja e 19-të, derisa kampionati vazhdon të bëhet shumë më interesant.
Takimi i parë i kësaj xhiro është ai sot ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës, që zhvillohet në Mitrovicë. Takimi është shumë i vlefshëm për të dy skuadrat. Prizrenasit janë në vendin e tetë me katër fitore e 14 humbje, derisa mitrovicasit në vendin e dytë me 12 fitore e gjashtë humbje.
Sonte zhvillohet sfidë interesante dhe kryederbi i ditës ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, dy skuadra që së fundi kanë bërë ndryshime në shtabin teknik dhe kanë ambicie të larta në këtë edicion të elitës. Therandasit kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse Portokallezinjtë në pozitën e parë me 13 fitore e pesë humbje.
Superliga-Java 19
E shtunë
17:00 Proton Cable Prizreni – Trepça
19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi
Komentet janë të mbyllura.