Basketboll

Darko Raduloviq emërohet trajner në ligën e dytë të Polonisë

Ish-trajneri i Bashkimit, Darko Raduloviq, ka gjetur angazhimin e radhës në karrierën e tij, duke marrë drejtimin e ekipit polak, Starograd Gdansk, që garon në ligën e dytë.

45-vjeçari maqedonas, i cili më parë ka drejtuar MZT Shkupin dhe Pelisterin, ka pranuar ofertën për të udhëhequr skuadrën që ndodhet në një formë të dobët këtë sezon. Pas 23 ndeshjeve të zhvilluara, Starograd Gdansk ka regjistruar 10 fitore dhe 13 humbje, duke bërë që klubi të ndërmarrë ndryshime në stafin teknik.

Raduloviq ka shprehur entuziazmin e tij për këtë sfidë të re: “Jam i nderuar që vij në këtë klub si trajner. Jam i mahnitur nga pasioni dhe përkushtimi i tifozëve dhe mezi pres t’ju takoj të gjithëve së shpejti.”

Me këtë emërim, Starograd Gdansk shpreson të rikthehet në rrugën e rezultateve pozitive dhe të dalë nga kriza që po kalon.

Komentet janë të mbyllura.