Basketboll

Sonte dy ndeshje të Ligës Unike te meshkujt

Sot dhe nesër rikthehen ndeshjet e Ligës Unike të Meshkujve, ku zhvillohet xhiroja e tretë.

Në Grupi A, Vëllaznimi do të përballet me Besëlidhjen, në takimin kryesor të kësaj jave. Kuqezinjtë kanë dy fitore e një humbje, derisa Besëlidhja ka tri fitore në tri ndeshje. Takimi zhvillohet në Tiranë.

Teuta-Bashkimi zhvillohet më vonë, për shkak se prizrenasit luajnë në finale të ProCredit Kupës së Kosovës.

Në Tiranë, sonte zhvillohet ndeshja mes skuadrave kryeqytetase, Sigal Prishtinës dhe Tiranës. Prishtinasit kanë tri fitore në tri ndeshje, derisa tiranasit një fitore e dy humbje.

Në Grupin B, Vllaznia sonte ndeshet me Golden Eagle Yllin. Të dy skuadrat kanë nga një fitore e dy humbje, andaj pritet një sfidë e baraspeshuar.

Liga Unike-Java 3

GRUPI A

E mërkurë

18:00 Vëllaznimi-Besëlidhja

Teuta-Bashkimi (zhvillohet më vonë)

GRUPI B

E martë

18:00 Sigal Prishtina-Tirana

18:00 Vllaznia-Golden Eagle Ylli

Komentet janë të mbyllura.