Tmushiq MVP i finales së Kupës
Basketbollisti i KB Trepça, Mikaile Tmushiq, dje është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i finales së Kupës së Kosovës për vitin 2024, pas një paraqitjeje të shkëlqyer kundër Bashkimit.
Tmushiq përfundoi ndeshjen me 15 pikë, 2 asistime, 1 kërcim, 1 top të vjedhur dhe 2 bllokada, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e Trepçës. Megjithatë, ai u veçua sidomos në mbrojtje, ku ndikimi i tij ishte kyç për skuadrën mitrovicase në rrugën drejt trofeut.
Me këtë paraqitje, Tmushiq dëshmoi rëndësinë e tij për ekipin dhe konfirmoi se është një nga lojtarët kyç të Trepçës në momentet vendimtare.
Komentet janë të mbyllura.