Basketboll

Lista e Azerbejxhanit ndaj Kosovës, prezent edhe ylli i tyre nga Euroliga

Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Azerbejxhanit ka nisur tash e 7 ditë (10 shkurt) përgatitjet për dy ndeshjet e fundit për fazën parakualifikuese për Kupën e Botës 2027, e cila do të mbahet në Katar.

Për këtë fazë të rëndësishme, kryetrajneri i tyre Tahir Bakhshiyev ka ftuar një grup të gjerë basketbollistësh që po stërviten në kryeqytetin e këtij shteti – Baku, para përzgjedhjes së listës përfundimtare me 12 lojtarë.

Lista e të ftuarve tek azerët përfshin: Amil Hamzayev (Neftçi), Kamran Mammadov (Neftçi), Endar Poladkhanli (Sabah), Shirzad Shirzadov (Sabah), Elshad Shirzadov (Ganja), Jabrayil Akbarov (Ganja), Akbar Mammadov (NTD), Ulash Turgut (Serhedci), Saadettin Donat (Sumgait), Ercan Donat (Sheki), Said Ismayilov (Ordu), Mahammad Huseynli (Absheron), Ismayil Abdullayev (Baku), Derin Berkoz (Turk Telekom U19), Huseyn Gaflanov (NTD) dhe Donta Hall (Baskonia).

Pasi të përfundojnë përgatitjet në Baku, Tahir Bakhshiyev dhe stafi i tij do të përcaktojnë 12shen që do të përfaqësojë ekipin e tyre kombëtar në dy përballjet vendimtare për këtë fazë kualifikuese.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.