ASISTI 606 festiv në përvjetorin e 17 të Pavarësisë së Kosovës do të jetë shumë i pasur dhe special
Finalja e Kupës së Kosovës 2025 dhe sipas traditës Kupa te vendi i kupave me njeriu e trofeve: Drilon Hajrizin
Pjesa e dytë i dedikohet paralajmërimit të dy ndeshjeve vendimtare parakualifikuese për Botërorin 2027 ku Kosova ndeshet me Azerbajxhanin dhe pastaj Zvicrën
Kosova duhet t’i fitoj të dy ndeshjet për tu kualifikuar tutje pasi kishte humbur të dy përballjet e para kundër Azerëve dhe Helvetikëve.
Për t’i diskutuar këto dy ndeshjet vendimtare në ASIST vjen njëri prej basketbollistëve më të mirë kosovar i gjitha kohëve, redaktori dhe komentatori me dekada, Blerim Vuniqi, si dhe dy shtyllat e Kosovës, Drilon Hajrizi e Gëzim Morina që nuk do të kenë punë aspak të lehtë kundër qendrës së Euroligës, Donta Hall.
Vuniqi, Hajrizi e Morina analizojnë se:
Ku ishin gabimet tona në ndeshjet e para?
Çka duhet ndryshuar kësaj radhe?
Cili është ilaçi për Donta Hall?
Si do ta ndalim bomberin Haxhijev?
Si është atmosfera aktuale në kampion e Dardanëve?
A jemi komplet?
Këto dhe analizat tjera në prag të dy ndeshjeve vendimtare që zhvillohen në Prishtinë , të enjten dhe të dielen, së bashku me përmbledhjen e dy ndeshjeve të para në Baku dhe Bern sonte në ASISTIN 606 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.
Komentet janë të mbyllura.