Tmushiq e Myles, vendimtarët në fitoren e Kosovës
Në një ndeshje dramatike të zhvilluar mbrëmë, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll arriti një fitore të ngushtë ndaj Azerbajxhanit me rezultat 81-79.
Kjo fitore e rëndësishme u udhëhoq nga performanca e shkëlqyer e disa lojtarëve kyç të ekipit.
Për 34 minuta lojë, Tmushiq ishte më i dalluari me 24 pikë, prej tyre 5 treshe nga 9 tentime, derisa shtoi edhe 4 kërcime, 2 asiste e 1 vjedhje topi.
Në momente vendimtare dje pikë shënoi edhe Divine Myles i cili kontribuoi me 16 pikë, 6 asiste e 5 kërcime.
Dardan Kapiti dje shtoi 12 pikë, si dhe Dardan Berisha 10 të tjera.
Kjo fitore e vendos Kosovën në një pozitë më të mirë në grup, duke rritur shpresat për kualifikim në fazën e ardhshme të garave ndërkombëtare.
Komentet janë të mbyllura.