Basketboll

Njoftim për biletat e ndeshjes së nesërme vendimtare të Kosovës

Dardanët duan përkrahjen në ndeshjen vendimtare ndaj Zvicrës.

Basketbollistët e Kosovës besojnë në fitore në rrugën drejt kualifikimit.

E diela të jetë festë e basketbollit.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat do të shiten sot dhe të dielën te New Born para Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Biletat shiten nga ora 12:00 dhe kushtojnë 4 Euro.

Ndeshja Kosova-Zvicra zhvillohet të dielën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Dardanët kanë dy fitore e tri humbje në parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.

Komentet janë të mbyllura.