Sonte ndeshje e madhe për Kosovën, me fitore kalohet në kualifikimet për Botëror
Prishtinë(AsistiOnline) – Mbrëmja e sotme do të jetë vendimtare për Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll, e cila përballet me Zvicrën në Prishtinë në një ndeshje ku gjithçka vendoset për fatin e ekipit tonë.
Me vetëm një fitore larg kalimit në fazën e kualifikimeve për Kupën e Botës, djemtë e Kosovës synojnë revanshin ndaj zviceranëve, duke kërkuar mbështetjen maksimale nga tifozët për të arritur objektivin historik.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Zvicër, Kosova pësoi një humbje të thellë 75-43, por sot gjithçka është ndryshe. Me motivimin në kulm dhe një atmosferë të zjarrtë në palestrën e Prishtinës, “Dardanët” do të kërkojnë të përmbysin gjithçka dhe të sigurojnë kalimin tutje.
Ndeshja e sontme fillon nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion. Biletat janë në shitje nga ora 12:00 para New Born-it.
Një përkrahje e madhe nga tifozët do të ishte arma shtesë për ekipin tonë, duke e bërë këtë sfidë edhe më të veçantë. Kosova është gati për betejën e madhe, vetëm se përkrahja nuk duhet të mungojë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.