Basketboll

Ankesa të mëdha për referim – Vëllaznimi: “Ndikoi në epilogun final”

Ankesat për referimin në Superligën e Kosovës në basketboll po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, sidomos nga klubet elitare që kërkojnë drejtësi dhe konsistencë në vendimet e gjyqtarëve.

Rasti më i fundit ndodhi në ndeshjen e mbrëmshme mes Pejës dhe Vëllaznimit, ku skuadra gjakovare shprehu hapur pakënaqësitë e saj për gjykimin.

Pas humbjes në çastet e fundit si mysafirë në Pejë, Vëllaznimi publikoi një deklaratë të ashpër, ku veçoi ndikimin e referëve në epilogun e takimit:

“Mposhtemi në çastet e fundit si mysafirë të KB Peja. Në një ndeshje shumë interesante e cila ishte tejet dramatike deri në sekondat e fundit. Por e cila u diktua edhe nga faktori kryesor që do të duhej të ishte neutral (referimi), por ndodhi e kundërta dhe ndikoi në epilogun final. Megjithatë, përkundër humbjes, beteja do të vazhdojë deri në fund. Vëllaznimi nuk ndalet dhe presim ndeshjet e radhës.”, shkruan deklarimi i tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KB VËLLAZNIMI (@vellaznimibc)

Kjo nuk është hera e parë që një klub ankohet për cilësinë e referimit në elitën e basketbollit kosovar, duke ngritur pyetje mbi profesionalizmin dhe standardet e arbitrave në ndeshjet kyçe të kampionatit.

Me tensionet që po rriten dhe ankesat që vazhdojnë, a është koha për ndryshime në sistemin e referimit dhe si duhet të rregullohet ky problem në basketbollin kosovar?

Komentet janë të mbyllura.