KEK-u ka fituar ndeshjen e parë finale të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve.
‘Elektricistët’ fituan në Rahovec ndaj Grapeland me rezultat 69:78 (17:21, 17:12, 7:23, 28:22).
Te vendasit u dallua Albin Berisha me 22 pikë, ndërsa te mysafirët katër basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, ndërsa Adrian Ibishi mbylli ndeshjen me 17 pikë e 12 kërcime.
Ndeshja e dytë zhvillohet të martën. Skuadra që shënon dy fitore shpallet kampione dhe siguron Superligën për edicionin e ardhshëm, kurse finalisti luan në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.



