Trit Peja vazhdon “kontratën” emocionale me KB Vëllaznimin – tifozi më besnik i kuqezinjëve mbetet në fole
KB Vëllaznimi ka bërë një postim të veçantë në faqen zyrtare, ku shpreh mirënjohje për një nga figurat më të dashura të klubit – Trit Pejën.
Ky djalosh simpatik, i njohur si tifozi më i mirë dhe më i zjarrtë në Superligë, do të vazhdojë “kontratën” emocionale me klubin gjakovar.
Në një mënyrë shumë simpatike, Vëllaznimi ka rikujtuar momentet e veçanta të Triti Pejës, i cili është bërë i njohur në të gjithë vendin, veçanërisht pas finales së Ligës Unike ku Vëllaznimi u shpall kampion. Në atë ndeshje historike, Triti u pa duke shpërthyer në lot gëzimi, duke prekur zemrat e të gjithë tifozëve dhe ndjekësve të basketbollit kosovar.
Trit Peja, që tashmë është kthyer në simbol të tribunave kuqezi, mbetet një dëshmi e gjallë se dashuria për klubin nuk njeh moshë apo pozicion – është thjesht një lidhje e pastër që lind nga zemra.
Komentet janë të mbyllura.