Basketboll

Një ditë para finales së radhës, të dyjat ekipet premtojnë ‘luftë’ të madhe sportive

Finalja e madhe e Superligës së Kosovës në basketboll mund të përfundojë nesër.

Seria finale mes Bashkimit dhe Trepçës është zhvilluar në mënyrë tepër interesante dhe me përballje të forta, ku Trepça aktualisht mban epërsinë 3-1 në fitore.

Trepça, që mbron titullin e fituar vitin e kaluar, do të ketë mundësinë ta mbyllë serinë nesër në Prizren, nëse arrin të marrë edhe një fitore. Një triumf në “Sezai Surroi” do ta shpallte klubin mitrovicas kampion për vitin e dytë radhazi dhe do të kurorëzonte një sezon të suksesshëm për ta.

Por Bashkimi nuk është dorëzuar. Klubi prizrenas ka paralajmëruar luftë sportive deri në fund, me shpresën për të zgjatur serinë dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën për të rikthyer titullin kampion në qytetin historik të basketbollit pas një periudhe relativisht të gjatë.

Finalja vendimtare, e pesta në serinë “best of 7”, do të zhvillohet nesër (e diel), duke filluar nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe mbështetje masive nga tifozët vendas.

Një ndeshje që do të përcaktojë nëse do të kemi një kampion të ri në vazhdim apo do të festohet në Prizren për vazhdimin e finales — gjithçka do të vendoset në parket. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.