Basketboll

Lorela shënuesja kryesore, bart Italinë në gjysmëfinale të Eurobasketit duke mposhtur

Italia e ka siguruar sonte gjysmëfinalen e Eurobasket-it 2025 për femra.

Vashat italiane kanë arritur triumf të madh pas vazhdimeve ndaj Turqisë 76-74, pasi koha e rregullt u mbyll baraz 68-68.

Lojtarja me prejardhje shqipare Lorela Cubaj ishte pikëshënuesja më e mirë te Italia sonte me 16 pikë, 7 kërcime e 2 asiste, gjersa u ndihmua edhe nga Cecilia Zandalasini me 14 pikë. Derisa te Turqia, Sevgi Uzun me 20 pikë s’mjaftoi kurrsesi për fitore.

Me këtë triumf, Italia siguroi gjysmëfinalen e Eurobasket 2025, aty ku do të ndeshet me Francën.

Turqia me kaq e mbyll aventurën në këtë Eurobasket. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.