Penza emëron trajner Sasha Katalinicin
Skuadra e basketbollit femëror Penza, kampione e shumëfishtë e Kosovës, ka emëruar trajnerin e ri të ekipit.
Në krye të pankinës pejane tashmë do të jetë trajneri mmaqedonas, Sasha Katalinic.
Trajneri në fjalë uk është i panjohur për sportin kosovar. Në të kaluarën e largët, ai ka drejtuar edhe dy prej klubeve më të njohura të basketbollit të meshkujve në Kosovë – Trepçën dhe Bashkimin.
Drejtuesit e Penzës janë shprehur të bindur se përvoja dhe profesionalizmi i trajnerit Katalinic do të jenë një aset i rëndësishëm për ekipin, në një fazë të re ku objektivat janë edhe më të larta.
“Me trajnerin Katalinic, besojmë se kemi bërë një zgjedhje të qëlluar. Ai e njeh mirë basketbollin kosovar dhe posedon përvojën e nevojshme për të udhëhequr një skuadër kampione drejt sfidave të reja,” thuhet në njoftimin e klubit pejan./AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.