Grapeland zyrtarizon të huajin e parë në debutimin në Superligë
Skuadra e sapo inkuadruar në elitën e basketbollit të Kosovës, Grapeland, ka bërë prezantimin e parë zyrtar për sezonin e ri, duke sjellë një emër premtues nga SHBA.
Ernest Ross, një basketbollist amerikan me gjatësi prej 208 cm, është lojtari i parë i huaj që i bashkohet Grapeland këtë verë. Ross luan në pozitat 4/5 dhe konsiderohet një rookie, pasi ky do të jetë sezoni i tij i parë në basketbollin profesionist pas përfundimit të kolegjit.
Së fundmi, ai ishte pjesë e ekipit të Grambling State në NCAA1 në SHBA, ndërsa më parë ka përfaqësuar edhe NC State, duke treguar potencial të madh në kampionatin universitar amerikan.
Ky transferim sinjalizon ambiciet e Grapeland për të ndërtuar një skuadër konkurruese në debutimin e saj në Superligën e Kosovës, ndërsa pritet të sjellin edhe emra të tjerë gjatë merkatos verore. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.