Basketboll

Zyrtare: Michalis Kakiouzis trajner i ri i KB Prishtina

KB Sigal Prishtina ka zyrtarizuar sot emërimin e Michalis Kakiouzis si trajner i ri i ekipit, duke konfirmuar raportimet paraprake të AsistiOnline.com.

Kampioni i Europës me Greqinë dhe një nga figurat ikonike të basketbollit europian do të udhëheqë bardhekaltërit në sezonin e ri, në një hap që pritet të sjellë përvojë dhe autoritet në pankinën prishtinase.

Kakiouzis vjen me një karrierë të pasur si lojtar në elitën e basketbollit dhe me përvojë të konsiderueshme si trajner në Evropë./AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.