Basketboll

S’ndalet Ylli, e zyrtarizon Erjon Kastratin madje me 3 vite kontratë

Pas paralajmërimit të saktë nga Asistionline.com disa ditë më parë, lajmi është konfirmuar zyrtarisht: Erjon Kastrati rikthehet në skuadrën e Yllit, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin therandas.

Ky rikthim i madh shënon një moment emocionues për tifozët dhe për vetë lojtarin, i cili do të ketë mundësinë të japë maksimumin e tij në skuadrën që e bëri yll në arenën vendore duke fituar dy tituj kampioni.

Kastrati deri tani ishte pjesë e Trepçës, duke fituar titullin kampion edhe me ”mintaroët” në dy vitet e fundit.

Dihet se Erjoni është prej lojtarëve më të mirë vendorë, pavarësisht formës momentale, por që klasi mbetet gjithmonë.

Basktbollisti me prejardhje nga Prishtina, ishte i ofertuar edhe nga ekipet e tjera kosovare, por duket se projekti i Yllit e bindi që të transferohet tek ta.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.