Basketboll

BULLGARIA FITUESE E KAMPIONATIT EVROPIAN(B) NË PRISHTINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mësuar emri i kampioneve të reja të Kampionatit Evropian – Divizioni B(U-20), që u mbajt deri sot në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Vashat e Bullgarisë, kanë mposhtur ato skandinave të Finlandës në finalen e madhe që u luajt në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve me shifrat e ngushta 80-75.

Me këtë fitore Bullgaria shpallet kampione e kësaj gare prestigjioze dhe inkuadrohet në rangun më të lartë A.

Në fitoren e sontme të bullgareve të vlefshme me titull Evrope u dalluan, Gergana Ivanova me 19 pikë, si dhe Karina Konstantinova me 16 sosh.

Tek finlandezet në humbje spikati, Avak Kuier me 31 pikë.

Me këtë ndeshje, mbyllet ky Kampionat që u organizua në Kosovë historikisht për herë të parë.

Komentet janë të mbyllura.