Prishtina e zyrtarizon transferin e parë
Kampionia e shumëfishtë e Kosovës Sigal Prishtina dje ka nisur me prezantimin e ekipit për stinorin e ri.
Klubi kryeqytetas sot ka vazhduar me prezantime, duke njoftuar për arritjen e marrëveshjes me lojtarin vendor Arian Azemi.
Lojtari deri tani ishte pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës, ku edhe fituan titullin e Ligës Unike me gjakovarët.
Javë më parë AsistiOnline.com paralajmëroi për këtë lëvizje të klubit bardhekaltër.
Prishtina dje njoftoi edhe për emërimin e trajnerit të ri, Michalis Kakiouzis dhe ndihmësit të tij Stratos Vardaxis. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.