Shaquan Jules transferi i rradhës te Bora
Klubi i Borës e ka prezantuar sot edhe transferin e tretë të huaj për ekipin.
Bëhet fjalë për amerkanin Shaquan jules i cili është i gjatë 201 centimetra dhe luan në pozitat 3-4.
Jules së fundmi ishte pjesë e basketbollit gjeorgjian me ekipin e Viktor Sanikidze Academy, ku në stinorin e rregullt luajti me 11.5 pikë e 8.3 kërcime, derisa në fazën play off u paraqit me 16 pikë e 6.8 kërcime në 4 ndeshje.
Në të kaluarën, Jules ka luajtur edhe në basketbollin japan. Lojtari është produkt i kolegjit amerikan ”Radford University Highlanders”. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.