Kosova U20 mposhtet nga Irlanda dhe mbyll Evropianin e Divizionit B
Kosova U20 te meshkujt e ka mbyllur sot Kampionatin Evropian – Divizioni B i cili u mbajt në Yerevan të Armenisë.
Skuadra kosovare u mposht në ndeshjen e fundit të këtij Kampionati nga Irlanda me rezultat të thellë 74-47, në sfidën e cila ishte e vlefshme për pozitat 7-8.
Rron Dahsyla kishte 11 pikë sot te Kosova, Orges Shatri 9 pikë e Jon Ismajli shtoi 7 të tjera.
Erolt Rrahmani ishte lojtari më i dalluar i Kosovës në këtë Evropian me 15 pikë e 7 kërcime në 7 ndeshjet e zhvilluara.
Kjo gjeneratë e Kosovës sivjet bëri arritje madhore duke u futur për herë të parë në histori të saj në fazën çerekfinale të një kategorie të tillë të një Evropiani, por deri këtu ishte vazhdimi i arritjes pasi në çerekfinale dhe ndeshjet për rangim final, nuk arriti asnjë fitore.
Kosova U20 e mbyll këtë Evropian në pozitën e 8-të. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.