Trepça nënshkruan me qendrën e re finlandeze i cili vjen nga kolegjet amerikane
Klubi mitrovicas i Trepçës e ka zyrtarizuar sonte përforcimin më të ri për sezonin e ardhshëm.
Ekipi mitrovicas ka arritur marrëveshje me basketbollistin 23-vjeçar finlandez, Mustapha Amzil, një emër i njohur nga Divizioni elitar i kolegjeve amerikane – NCAA.
Amzil, i lindur më 12 shtator 2001 në Kotka të Finlandës, është 2.06 centimetra i gjatë. Ai së fundmi ishte pjesë e kolegjit nga NCAA – New Mexico Lobos, me të cilin në sezonin 2024-25 regjistroi mesatarisht 11.1 pikë, 5.4 kërcime dhe 1.4 asistime për ndeshje. Përveç Lobos, ai më parë ka qenë pjesë edhe e kolegjit tjetër amerikan – Dayton Flyers.
Në totalin e karrierës universitare, ai ka luajtur në 122 ndeshje (41 si titullar), me mesatare prej 8.3 pikë, 4.6 kërcime dhe 1.1 asistime, me përqindje të përgjithshme gjuajtjeje 41.8% nga fusha, 32.1% për tri pikë dhe 74.7% nga gjuajtjet e lira.
Përveç karrierës në SHBA, Amzil ka përvojë edhe në kombëtaren e Finlandës në grupmoshat e reja, ndërsa më herët është rritur si talent në Helsinki Basketball Academy dhe ka pasur paraqitje edhe në ligën e parë dhe të dytë të Finlandës me ekipet KTP Basket dhe HBA Märsky. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.