Trey Anderson nga Vëllaznimi në Superligën e Greqisë
Një prej përforcimeve më të rëndësishme të sezonit të kaluar në Superligën e Kosovës, Trey Anderson, është transferuar në ligën elitare të Greqisë te skuadra Lavrio, që garon në Superligën Greke të Basketbollit, një ndër ligat më cilësore në Evropë.
Anderson, që sezonin e fundit e mbylli me Vëllaznimin e Gjakovës, ishte një lojtar kyç në sukseset e skuadrës, duke regjistruar mesatarisht 14.9 pikë dhe 6.7 kërcime për ndeshje në 26 paraqitje në Superligë, ndërsa kontribuoi dukshëm edhe në fitimin e Ligës Unike nga gjakovarët.
Ky transferim paraqet një ngritje të madhe në karrierën e Anderson, si dhe një precedent interesant për basketbollin kosovar – një lojtar që nga Superliga e Kosovës arrin të sigurojë kontratë në një nga ligat më të forta të kontinentit. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.