Basketboll

KOSOVA(U-16M) SHËNOJNË FITOREN E PARË NË EVROPIAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-16 në konkurencën e meshkujve, ka shënuar fitoren e parë në këtë Evropian.

Dardanët e rinjë, kanë mposhtur ekipin e Norvegjisë në një ndeshje tejet interesante me shifrat 65-57.

Kosova në këtë ndeshje, në çerekun e parë kishte disavantazh, por në tre çerekët e radhës u këndellë për fitore të merituar në fund.

Eliot Peci me 15 pikë dhe Visar Ejupi me 12 pikë, ishin më të merituarit në fitoren e sontme të Kosovës.

Djelmoshat tanë ndeshjen e radhës e zhvillojnë ndaj Suedisë.

 

Komentet janë të mbyllura.